Vjosa Osmani kujton betejën e Koshares: 21 vite më parë ranë 114 HERONJ, kumt për lirinë e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka sjellë në kujtesë për të gjithë shqiptarët, betejën e Koshares, zhvilluar në vitin 1999.
Me në krye komandantët Agim Ramadani e Sali Çekaj, në atë betejë të përgjakshme humbën jetën 114 shqiptarë, heroizmi i të cilëve ishte triumf i popullit të Kosovës e gjithë Shqipërisë.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit
Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.
Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës!
Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!