Udhëzuesi/ Rregullat që bizneset duhet të ndjekin për parandalimin e COVID-19

Autoritetet shqiptare kanë publikuar udhëzuesin për bizneset në vend me qëllim orientimin dhe rekomandimin punëdhënësve me praktikat e duhura për kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Në këtë mënyrë punonjësit do të jenë më të mbrojtur dhe biznesi do të vazhdojë aktivitetin.
Në udhëzues janë shkruar rekomandimet e përgjithshme ndaj subjekteve të biznesit që lejohen të zhvillojnë aktivitetin tyre në kushtet e lehtësimit të masave të marra për kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Çdo subjekt duhet të respektojë masat e rekomanduara nga ISHP nëpërmjet një plani individual veprimi duke respektuar çdo element.
Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektante për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.
Gjithashtu, punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë.)
Punëdhënësit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.
Punëdhënësi duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjienën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme.
Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar.
Për të lexuar rekomandimet e plota të udhëzuesit, klikoni: Protokollet_qe_duhet_te_zbatojne_bizneset_e_hapura