Spartak Ngjela: Rama t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen, dëshiron vdekjen masive të shqiptarëve

Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri duhet ti qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufinjëve në kadët të masave për mos përhapjen e koronavirusit.
Sipas Ngjelës kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve.
“Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush.
Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës.
Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve.
Le t’i bien këmbës: Shqiperia po shkon drejt shpëtimit kombëtar të jetës. Shqiptarët po tregojnë forcë për të mbrojtur jetën kombëtare. Kjo forcë do ta japë shpejt shpërblimin vet historik.”