Rastet e reja në Shkodër, të lidhura me gruan që punonte në fasoneri

Brenda 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vendin tonë shkon në 446.
Nga personat që kanë rezultuar pozitivë së fundmi, pesë raste raportohet të jenë vetëm nga Shkodra.
ABC News mëson se rastet janë të lidhura me gruan e infektuar e cila punonte në një prej fasonerive të qytetit.
Numri total i të infektuarve në Shkodër është rritur në 57.