Rama tallet me Bashën: Po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër. Po i thotë shqiptarëve se Covidi është Sudja me thasë me para

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Lulzim Bashën se në këtë kohë pandemie nuk mendon si të ndihmojë, pasi sipas tij, as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42.
“LBPD nuk mendon si të ndihmojë, se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para!
Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”-shkruan Rama. (TemA)