Rama sulmon publikisht Berishën dhe Bashën: Shefi i shërbimeve funerale kërkon kufoma, kurse kreu i PD është i dëshpëruar pse s’ka më shumë të vdekur

Kryeministri Rama ka sulmuar publikisht ish-kryeministrin Berisha për deklaratat e këtij të fundit se numri i viktimave të koronavirusit në Shqipëri është më i lartë dhe fshihet nga qeveria.

Në një intervistë për Eni Vasilin, Rama tha se lideri legjendar i PD është përditë në kërkim të kufomave dhe bën përpjekje “haluçinante” sipas tij për të treguar se në Shqipëri bëhen funerale fshehurazi.

“Unë di që lideri legjendar i PD është në kërkim të kufomave përditë dhe në një përpjekje haluçinatet të furneraleve që bëhen fshehurazi dhe nuk raportohen. Ka informacione direkte nga shefi i shërbimeve furnerale që është lideri legjendar i PD. Këto janë gjera të shëmtuara, të turpshme në një kohë kur të gjithë ne duhet të jemi në shërbim të njerëzve”, tha Rama.

E pyetur nga Eni Vasili për deklaratën e Bashës se testet për koronavirusi po u bëhen deputetëve, Rama tha se ka një dëshpërim te Basha dhe Partia Demokratike pse në Shqipëri nuk ka më shumë të vdekur.

“Unë nuk dua të humbasë kohë me kryetarin e PD sepse realisht është për të ardhur keq sepse në mes të një lufte ku njerëzit meritojnë që çdo figurë publike tu japi mbështetje, ndihmë solidare, fjalë të tilla janë tragji-komike për një kryetar partie. Testet nuk janë ushqime që po u hiqen nga goja njerëzve në nevojë dhe po i gllabërojnë deputetët.

Për fat të keq ka një dëshpërim si ka pasur gjithonë nga kryetari apo PD që nuk ka më shumë të vdekur, që nuk ka më shumë probleme, që nuk ka më shumë halle. Unë e kuptoj këtë. Kjo është fatkeqësia e tyre. Unë mendoj që nëse thuhen gjëra të tilla me ose pa dashje nxirret nga …. një dëshirë që mund të jetë e pavetëdijshme”, përmbylli Edi Rama, kryeministër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT