‘Për futbollin s’ka ndihma’, Armand Duka i kundërpërgjigjet Ramës: I kemi mundësitë, klubet do t’i paguajmë me kredi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i është kundërpërgjigjur kryeminstrit Edi Rama, pasi deklaroi se sporti nuk do të ketë asnjë ndihmë përgjatë situatës alarmante nga Covid-19.

Në një intervistë për “Tema”, ai ka thënë se mundësitë i kanë dhe do të jenë pranë klubeve,  dhe nuk do t’i lejojmë që ta humbin besimin te futbolli.

Duka thekson se nuk kanë buxhet nëse kriza do të zgjasë, por mbase Rama do të krijojë kushtet për ndonjë kredi të paguajmë edhe futbollistët.

‘Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim? Nuk e ka ndaluar askush qeverinë të kontrollojë deklarimet. Informaliteti në Shqipëri nuk është vetëm në futboll, është kudo.

Retail është 70% informal. Ne mundësitë i kemi, do të jemi pranë klubeve dhe nuk do t’i lejojmë që ta humbin besimin te futbolli. Do t’i mbështesim. Ne nuk kemi buxhet nëse kriza do të zgjasë, por mbase kryeministri do të krijojë kushtet për ndonjë kredi të paguajmë edhe futbollistët’, deklaron Duka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT