Ndryshimet në Kodin Penal, ish-ministri: Parlamenti sot, si t’i japësh kallashnikov një majmuni

Teksa ka folur në lidhje me situatën krijuar nga COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka komentuar në emisionin “Opinion” dhe ndryshimet e Kodit Penal që u bënë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Solis tha se Parlamenti, në situatën që po kalon vendi sot nuk duhet të ndryshoje Kodin Penal, pasi është sikur t’i japësh kallashnikov një majmuni.

“Që ky lloj parlamenti të vërë dorë në kodin penal është si mjamunit t’i japësh një kallashnikov dhe ti thuash ma mbaj një cikë. I bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë, se sa ky që doli nga shtëpia. Nuk duhej sepse njerzit janë të disiplinuar dhe një kryeministër duhet të ketë dhembushri për popullin e tij, edhe gjobat janë të rënda”,-tha Solis.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT