Mjeku Kalo jep mesazhin e fortë: Mirënjohja, virtyt i fisnikëve, jo i harbutëve

Një letër tejet prekëse i ka mbërritur mjekut Tritan Kalo në adresë të tij dhe kolegëve të tij, ku qytetarja i jep i jep vlerësimin maksimal ndaj punës që po bëjnë bluzat e bardha në përballjen e kësaj pandemi të koronavirusit

“Sot ju jeni heronjtë e Shqipërisë, drita e shpresës dhe misioni juaj, na jep forcë të gjithëve. Më vjen keq që duhej kjo tragjedi dhe një krizë e këtij niveli, që t’ju shprehnim publikisht vlerësimin që ndjejmë, por më lejoni t’ju siguroj se ky vlerësim dhe respekt për ju, jam i sigurt se ka qenë, është dhe do të ngulitet thellë në koshiencën e të gjithë Shqiptarëve.”, shkruhej në këtë letër. Ndërsa mjeku nuk harron të thumbojë politikën shqiptare që është e ndarë në kohë të vështirë për kombin, duke i etikuar si periudhë Demon-kracie.

Postimi i plotë

Diela Shqiptare. MESAZH i shprehjes së FISNIKËRISË së Zonjës Evi KOKALARI nga SHBA. Vajzë e njërës prej dyerve/fiseve për të cilat në Gjirokastër shprehen se: “Fisi mbetet fis e rigoni kurrë nuk mundet të bëhet lis.”. Ishte mallëngjyes mesazhi i saj që më ra në dorë përmes një tjetër gjirokastriti, Ardit Gjebresë.

E bija e mjekut dhe e pedagogut të shquar Dr. Petrit Kokalari, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Popullore, shkruan në mes të tjerave në letrën e saj, e cila përmes meje i adresohet të gjithë Stafit të Spitalit Infektiv: “Sot ju jeni heronjtë e Shqipërisë, drita e shpresës dhe misioni juaj, na jep forcë të gjithëve. Më vjen keq që duhej kjo tragjedi dhe një krizë e këtij niveli, që t’ju shprehnim publikisht vlerësimin që ndjejmë, por më lejoni t’ju siguroj se ky vlerësim dhe respekt për ju, jam i sigurt se ka qenë, është dhe do të ngulitet thellë në koshiencën e të gjithë Shqiptarëve.”.

MIRËNJOHJA është virtyt i fisnikëve ndër shekullorë të Trojeve Arbërore dhe jo i shumë harbutëve të Demon-kracisë sonë.

Ju faleminderit nga zëmra për këtë gjest tuajin….Shqiptari i vërtetë mbetet Shqiptar, i lidhur përjetësisht me Dheun AMË kudo që ai/ajo frymon…..Së Bashku NE do ja dalim me siguri mbanë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT