Gjuriç: Shqiptarët po i ndihmojmë me qindra kamionë, këtë javë do të punësojmë 75 mjekë dhe 200 infermierë në Kosovë

I ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Djuric, ka paralajmëruar tha në fund të javës, 75 mjekë dhe 200 infermierë do të punësohen në tri qendra shëndetësore në mjediset me komunitetet serbe në Kosovë.

Gjuric tha për televizionin Pink se 49 raste me koronavirus janë regjistruar deri më sot në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dhe se qeveria serbe ka vendosur që të gjithë mjekët dhe infermierët e papunë në këto zona të punësohen dhe të krijohen kushte për të luftuar epideminë.

„Eshtë shumë e rëndësishme që kenë mbështetje nga sistemet e tjera shëndetësore në Serbi në formën e pajisjeve dhe ilaçeve dhe pacientët mund të transportohen shpejt në qendrat e mëdha shëndetësore në Beograd, Nish dhe Kragujevc“, tha Gjuric, duke shtuar se në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës po trajtohen 10 pacientë me koronavirus.

Ai tha se „shteti ka ndërmarrë masa kolosale për të ndihmuar serbët me 250 kamionë me produkte ushqimore të cilat i kemi dërguar në, siç e quajti Gjuriq, Kosovë dhe Metohi“, dhe kjo është arsyeja pse atje nuk ka mungesa.

Gjuric tha gjithashtu se ai „inkurajoi përfaqësuesit e Listës Serbe të bisedojnë me shqiptarët për zgjidhjen e problemeve të koronavirusit, sepse“ pandemia nuk njeh kufij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT