Dalja në media e Fredi Bejlerit, “shpërthen” Artan Hoxha: Kjo është e tepërt, po përdhoset kombi shqiptar

Fredi Bejleri, është një nga përsonat nën hetim për të masakrëd e Peshkopisë, i cili është marrë në pyetje disa herë nga prokuroria.

Mirëpo, para pak ditësh ky i fundit ka dalë në një television kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha. Përmes një postimi në Facebook, gazetari e cilëson këtë si përdhosje të kombit shqiptar.

Hoxha i drejtohet kryeministrit se shteti po përdhoset nga antishqiptarë qe i kanë duart me gjakun e dy dëshmorëve të atdheut.

Postimi i Hoxhës:

Nuk kam fjale!!!

Herën e parë, para disa javesh, kur ndodhi e njëjta maskaradë, heshtëm me idene,se ishte thjesht nje ëndërr e keqe, një lapsus i momentit.

Por, kjo e sotmja, eshte e tepërt!

Edhe ultranacionalisti më i madh grek, as në ëndërrat e tij më të bukura, nuk do e fantazonte të kishte ne dispozicion, televizionin më të madh kombëtar në Shqiperi, madje në fashen e orarit më të ndjekur nga shikuesit, për të provokuar e diskredituar kombin shqiptar dhe shtetin shqiptar!!!

Qirje Lider Global!

-vazhdo, blloko me AKEP-in tënd adresa porno ne internet, ndërsa në ekranet kombëtare lejon te përdhoset kombi yt, dhe shteti yt, nga antishqiptarë qe i kane duart me gjakun e dy deshmoreve te atdheut (komandantit te Repartit Kufitar te Peshkepise, Fatmir Shehu dhe ushtarit, Arsen Gjini)

Mirë që, nuk ke këllqe të vendosësh drejtësi, për ngjarjen me te rëndë të cënimit te tërësisë territoriale te Republikes se Shqiperise, ne 30 vitet e fundit, por te pakten, kursejua këtë maskaradë, prindërve, motrave, vellezerve, grave dhe sidomos femijëve të mbetur jetimë, të Deshmoreve të Atdheut.

P.S. Ndjesë familjeve të dy Deshmoreve te Atdheut, sepse nuk patem mundesi të qetësonim shpirtrat e tyre dhe pse kemi ndihmuar sa kemi mundur per te vendosur drejtesine, ne lidhje me masakrën e Peshkëpisë!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT