Akuza/ Basha: Një numër i madh personash që kanë kryer testin për COVID-19, kanë qenë me pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon se në vend janë kryer shumë pak teste, për më tepër që ka aspër favorizime tek ata që e kanë kryer, ku akne përfituar persona me pushtet.

Lideri i opozitës në një interviste për Euronews Albania, tha se nga ana tjetër mungojnë të dhënat e sakta lidhur me përhapjen e COVID-19.

“Na mungojnë shifrat dhe nuk e dimë se sa të infektuar ka. Shqipëria është në numër rekord për numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Evropë”, tha Basha.

Përveç numrit të ulët, z. Basha tha se një numër i madh personash në listën e atyre që kanë kryer testin janë persona me pushtet. “Një numër i madh në listë janë deputetë dhe zyrtarë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT