Kush ishte Rexhë Xhakli, veprimtari i çështjes kombëtare ndërroi jetë në Nju Jork

Ndërroi jetë në Nju Jork, në moshën 81-vjeçare, Rexhë Xhakli veprimtar i shquar për çështjen shqiptare.

Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’i ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviçit.

Gjatë viteve të jetës në Kosovë ai u përball me përndjekjen e regjimit serb, si me me burgjet e torturat e UDB-së por kurrë nuk u përkul.

Rexhë Xhakli emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim u përfshi në veprimtaritë në ndihmë të Kosovës dhe çlirimit të saj prej okupatorit serb.

Ai u dallua për donacione në ndihmë të organizatave dhe individëve në komunitet e në Kosovë si dhe njëri ndër shqiptarët që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës.

fghe45jh4e5jhj.jpg

Në fotografi Rexh Xhakli, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së New York-ut dhe Shaqir Salihu, gjatë një darke me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria” në New York, më 2011.

sedfwegr4g34hg.jpg

Rexhë Xhakli dhe politikani shiptaro-amerikan, themelues i Albanian American Civic League

Back to top button
LAJMET E FUNDIT