‘Të dëgjojnë mirë puçistët dhe mafiozët ndërkombëtarë’, shpërthen Meta: Nuk gjunjëzohet presidenti

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ashpër fjalën e tij para qytetarëve në manifestimin e thirrur prej tij. Kreu i shtetit, teksa ngriti zërin foli për “puçistët dhe organizatën ndërkombëtare mafioze”.
Meta tha se do jetë ushtari i parë i republikës kundër grushtit të shtetit që do të udhëheqë popullin.
“Zëri i popullit, zëri i zotit. Presidenti i popullit kuqezi, ulet në gjunjë vetëm para popullit të shqiponjave dhe flamurit kuqezi. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të dëmtojë sovranitetin tuaj. Neni 2 i kushtetutës, thotë se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ju kam ftuar, jo si Ilir meta, por si presidenti juaj. Kur institucionet bien, ngrihet populli. Populli nuk futet në xhep si lekët e oligarkëve që si shushunja pijnë gjakun e popullit tonë”, deklaroi Ilir Meta.