Shmangni rradhët nëpër sportele, ja ku mund t’i merrni shërbimet publike pa dalë fare nga shtëpia

Shqipëria po përballet me koronavirusin dhe pas mbylljes së shkollave, tashmë janë mbyllur edhe me qindra lokale, diskoteka, palestra, bilardo etj.

Ekspertët vazhdimisht bëjnë thirrje për shmangien e vendeve ku ka shumë njerëz dhe respektimin e distancës prej një metër nga njëri-tjetri.

Në këtë kuadër, sugjerohet që njerëzit mos dynden nëpër sportele për të marrë shërbime publike.

Këtë situatë e ka zgjidhur e-albania duke ofruar një pjesë të madhe të shërbimeve online.

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj apelon për përdorimin e e-albania në vend të vizitave nëpër sportele.
“Përdor e-Albania, shmang sportelet dhe kontaktet fizike!

Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19, AKSHI ju rikujton përdorimin e portalit unik e-Albania për shërbimet publike. Ruaj veten dhe të tjerët dhe aksesoni https://e-albania.al/ në çdo moment. Gjithashtu, stafi i AKSHI-t ju kërkon shmangien e vizitave pranë sporteleve tona. Çdo asistencë shtesë e ofrojmë përmes adresës zyrtare [email protected]

Në këto ditë të vështira, e-Albania është më e nevojshme se asnjëherë.
#eAlbania #ShqiperiaDigjitale #AKSHI”, shkruan Karçanaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT