Protestë në Mat, banorët kundërshtojnë ndërtimin e HEC në Zall Gjoçaj, konfliktohen me forcat e policisë (VIDEO)

Banorët e fshatit Zall Gjocaj  sot e kane zhvendosur protesten e tyre para bashkise se Matit për të kundështuar ngritjen e HEC-it. kjo është e disata protestë që banorët ngrihen për të kundështuar punimet për devijimin e ujit në fshat, por mesa duket ajo po shkon në vesh të shurdhët.

Banorët thonë se do të qëndrojnë te palekundur deri në ndërprerjen e punimeve në burimin e ujit në fshatin Zall Gjocaj, ose në të kundërt kërkojnë nga shteti t’i shpërngulë nga fshati.

Ata thonë se do të bëjnë qëndresë ndaj kërkesës së tyre kundër ndërtimit të HEC-it dhe do të jenë cdo ditë para bashkisë së Matit duke protestuar. Kujtojmë që këta banorë protestën e tyre e kanë patur cdo ditë, kanë ngritur cadra pranë vendit ku po kryhen punimet dhe po e ngrenë zërin e tyre fuqishëm.

Protesta e sotme e banorëve është mbikëqyrur nga forca të shumta policie ku ka patur edhe konfliktim të banorëve me forcat e policisë ne hyrje te bashkise. Protestës së sotme i janë bashkangjitur edhe aktivist të ndryshëm të shoqerive civile por edhe të degës së Vetëvendosjes në Tiranë./zgjohushqiptar.com.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT