Paralajmërimi i Metës: Do zbres sërish në shesh, deri në 2022…

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar tubime të tjera. Ai kërkon që të mos lodhen me konspiracione, duke theksuar se do jetë President deri më 24 korrik 2022. Sipas tij, qeveria duhet ta ketë frikë popullin.
Postimi i Metës në Facebook
Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëherë.
Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.