Në një tryezë për reformën, por pa besim te njëri-tjetri

Puna për reformën zgjedhore vazhdon tashmë prej disa javësh me mbledhjet e herëpashershme mes palëve. Një mbledhje e tillë duhet thënë është zhvilluar edhe sot, por ndryshe nga herët e tjera në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe ambasadorë të përfaqësive të huaja në vend.
Edhe pse janë ulur disa herë në takime të përbashkëta pune, palët kanë pasur jo vetëm pretendime por edhe qëndrime të ndryshme e të kundërta karshi njëra tjetrës.
Edhe sot në fakt përpara ambasadorëve, përfaqësuesi i opozitës jashtë parlamentare për reformën zgjedhore z. Oert Bylykbashi është shprehur se nuk ka besim tek mazhoranca dhe tek kryeministri Rama për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Pra, këto deklarata vijnë në vrazhdën e disave të tilla që kanë dalë nga kjo tryezë. Pra është e çuditshme spse palët ulen për një marrëveshje për të dakordësuar reformën zgjedhore, dhe sa herë dalin nga mbledhjet shprehin mosbesim tek njëra tjetra.