Ministrja e Financave tregon se si do të përgatitet legjislacioni për amnistinë fiskale në Shqipëri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj shpjegon se amnistia fiskale do të ndërmerret nga qeveria me qëllimin e vetëm që t’i japë fund ekonomisë informate. Ajo tregoi se shteti shqiptar do të marrë një rol rregullator të ekonomisë me ligje që janë të njëllojta si në vendet e BE-së.

“Ne flasim për një ndryshim të rëndësishëm dhe për të bërë ligje sikundër në BE. Ne mendojmë se brenda shtatorit jemi gati që administrata jonë të bëjë shumë për këtë ligj. Ne do të luftojmë pastrimin e parave. Ka elementë të administratës që nuk janë gati, por ne do të fillojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Unë nuk mund të them se që nesër mund të bëjmë një kontroll të imtësishëm, por do të bëjmë të pamundurën në vazhdim për të luftuar informalitetin”, deklaroi Denaj në “real Stor7y”.

Kryeministri Edi Rama kur lajmëroi për amnistinë fiskale u bëri thirrje emigrantëve që të deklarojnë të ardhurat, ndërkohë që nga ky ligj do të përjashtohen njerëzit që i kanë fituar paratë me veprimtari kriminale, politikanët, prokurorët dhe gjyqtarët.

Ata persona që kanë bërë para me veprimtari kriminale sipas Ramës, do të japin llogari te OFL-ja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT