Meta nxjerr provat: Ja krimi i tmerrshëm i sektit të Rilindjes, nuk do kenë shpëtim (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar “një krim të tmerrshëm” kushtetues të maxhorancës, 24 orë para tubimit të thirrur në bulevard.
Kreu i shtetit, teksa iu referuar ligjit për devidentin, tha se maxhoranca ka shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën me miratimin e këtij ligji.
Meta foli për ndëshkim, nga ana e popullit dhe drejtësisë së re, kundër atij që kreu I shtetit e quan sekt kriminal.
“Jam këtu për të denoncuar një krim të tmerrshëm kushtetues nga sekti i Rilindjes, që dëmton financat e shtetit dhe u vjen në ndihmë oligarkëve. Ligji për devidentin është rasti më flagrant që kjo maxhorancë ka dhunuar kushtetutën, për të cilin do të japin llogari para popullit dhe drejtësisë së re. Nuk do të ketë shpëtim për ta”, deklaroi presidenti.
Sipas Metës, me ligjin e ri favorizohen oligarkët, të cilët në vend që të paguajnë 15% të shumës, duhet të paguajnë vetëm 8%. Presidenti tha se kjo i kushton shtetit qindra miliona euro.