Lajm i mirë/ Shërohen 6 pjesëtarë të stafit mjekësor të prekur nga Covid 19

Mes 33 personave të shëruarve deri në këto momente, gjashtë janë mjekë dhe infermierë.  Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT