Konjufca propozon shkarkimin e Vlora Citakut, dha lajm të rremë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Ministri i jashtëm I Kosovës, Glauk Konjufca propozoi tërheqjen nga misioni të disa ambasadorëve, përfshirë dhe atë të kryediplomates kosovare në SHBA, Vlora Citaku.
“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar, të parashikuar sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në muajin shkurt, emri I Citakut u lakua fort për shkak të asaj që u deklaruar si njohje e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka, por që u mohua nga vendi në fjalë. Presidenti Hashim Thaci, I pari që kishte përcjellë lajmin, tha se informacionin ia kishte dërguar Citaku, ndërsa ajo vete reagoi duke theksuar “çdo gjë do të sqarohet me kohën”.