Ju lutem, dëgjoni këshillat tona” Mjeku Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpia. Koronavirusi do iki por jeta nuk kthehet prap

Mjeku Tritan Kalo bashke me dy infermieret e Pavionit te pare te Infektivi, Anxhela dhe Mandi
Mjeku i njohur Tritan Kalo u bën thirrje qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e mjekëve dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë arsye madhore sespe sipas tij koronavirusi një ditë do të kalojë, por jetën nuk mund ta kthejë më askush.
“Kurdoherë me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT,28.03.2020….
Bashkëqytetarë, Ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….Mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithshka….Kjo ëndër e keqe me emrin covid-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuku mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….”, shkruan mjeku Kalo.
Më tej, ai nuk harron të mos mfalenderojë dhe Policinë e Shtetit, e veçanërisht efektivët që qëndrojnë përditë në ambientet e Infektivit për të garantuar rendin dhe sigurinë.
“Kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….Së bashku ne do tia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha Mos nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. VETNDËRGJEGJËSOHUNI!!!!”, përmbyll mesazhin e tij mjeku i njohur Tritan Kalo.