“Implikimi” i Ramës në planin serbomadh/ Cfarë ka të vërtetë në akuzat e Haradinajt?
Nga Edison Balla

Ditën e djeshme ka pasur një “përplasje” në distancë mes kryeministrit Rama dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Rama tek shfaqte hapur mbështetjen e tij ndaj kryeministrit aktual Albin Kurti, për veprimet e këtij të fundit për heqjen në mënyrë të përshkallëzuar të taksës 100% ndaj mallrave serbe, nuk la pa sulmuar as ish homologun e tij Haradinaj.
Për Ramën veprimet e Albin Kurtit ishin të duhurat dhe se ai mund të quhej kryeministër ditën e parë që heq taksën, ndërsa Haradinaj tha Rama po vepron me paturpësi duke sulmuar Kurtin për veprimet e ndërmarra karshi heqjes së taksës.
Reagimet e Ramës janë një histori e vjetër tha Haradinaj, dhe këto reagime tha gjithashtu Haradinaj vijnë pasi sipas tij ai ka penguar “planin serbomadh” të Ramës.
Pra është është fjala për atë që cilësohet si “Serbia e Madhe”. Një plan i hershëm ky i lidershpit politik serb që ra përfunimisht kur u shpërbë Federata Jugosllave. Në fakt Haradinaj kohëve të fundit e ka akuzuar disa herë Ramën se në bashkëpunim me kryeministrin serb Vucic ka lobuar për ndarjen e Kosovës.
Akuza më e rëndë kjo e bërë ndaj një kryeministri shqiptar nga homologu i tij në Kosovë. E kjo akuzë a aludim u përforcua edhe më shumë me projektin politik që u quajt “minishengeni ballkanik”.