Ilir Meta zbulon një të fshehtë, pse nuk e shpërndava sot Parlamentin

Ilir Meta ka dhënë shpjegimet e tij se përse nuk e ka firmosur shpërndarjen e Parlamentit menjëherë, por la si afat 15 marsin. Vetë Meta tha se “pavarësisht se populli e donte që sonte shpërndarjen e Parlamentit nuk e bëra, sepse shmanga një provokim, duke qenë se është si kusht Reforma Zgjedhore”.
“Për të shmangur çdo provokim, çdo sjellje të palës tjetër, vendosa të lë një afat të tillë” – deklaroi Meta. Por, pati edhe një debat me analistët lidhur me mënyrën sesi do të bëhet shpërndarja e parlamentit.
Mund të ndodhte tha Meta, që të lihej Reforma Zgjedhore përgjysmë, ndaj edhe shtyrja është për këtë shkak. Ndërkohë, pranvera kuqezi sipas Metës do të ketë çudi dhe se deklaroi se lëvizja do të vijojë si president i Republikës, jo si opozitë.