Edhe Kosova si Shqipëria, nuk ka të infektuar me koronavirus

Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë pasur rastet e tyre të të infektuarve me koronavirus, në Kosovë nuk është zbuluar asnjë rast i tillë. Në më pak se një muaj u testuan 53 persona të dyshuar, por rezultatet dolën negative.
“Të gjitha mostrat e dyshimta rezultuan negative”, informoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Këto 53 raste u testuan nga 8 shkurti deri më 5 mars, sot. Edhe sot, pati një rast të dyshimtë, që po ashtu doli të mos jetë infektuar me koronavirus.
E njëjta gjë edhe në Shqipëri, ku pavarësisht dyshimeve, në të gjitha analizat që janë kryer, rezultatet kanë qenë negative. Në të dyja vendet, numri i udhëtarëve që vijnë nga Italia, mjaft e prekur nga koronavirusi, apo Greqia, Maqedonia dhe Kroacia është i madh, e pavarësisht kësaj, deri më tani nuk ka asnjë të infektuar.