Arbana Xharra: Kurti e kuptoi që s’mund të bënte shaka me Shtëpinë e Bardhë, ndaj hoqi dorë nga pushteti

Nga Arbana Xharra
Albin Kurti, nuk është që dy ditë në skenë politike, por që 20 vjet.
Ai, me dorën e tij e ka shkarkuar këtë Qeveri, duke e parë që në krye të saj duhet të bëhën kompromise, të cilat ai nuk ishte dhe nuk është ende i gatshëm t’i bëjë.
Albinin e ushqen populizmi, duartrokitjet e mases, ai mbijeton vetëm me diskursin e anti-krimit e anti-korrupsionit e me protesta në rrugë.
Albini e ka parë që në pushtet zbehet kjo “fuqi”.
Nisi me shkarkime, zvogëlime të pagave, i ka kursyer disa miliona të buxhetit të Kosovës, por e pa që kjo nuk mjafton.
E kuptoi që nuk mund të bësh shaka me Shtëpinë e Bardhë, prandaj zgjodhi të heq dorë nga pushteti!