Albinit i vendosin arkivol para zyrës

Ditën e sotme kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë, raporton Gazeta Express.
Sipas gazetës simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.
Ndërkohë, sot ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe, ku i pranishëm është edhe Albin Kurti.
Kurti ka vendosur pezullimin e përkohshëm të saj dhe rivendosjen në rast mos reagimi nga Beogradi.
Qëndrimi i tij ka shkaktuar pezmatimin e Uashingtonit që kërkon heqjen e plotë dhe të menjëhershme të taksës, kurse Brukseli e ka mbështetur.
