Vucic është faktor destabilizues i gjithë Ballkanit

Zyrtari i lartë i Partisë Veprimi Demokratik (Stranka Demokratske Akcije) Semsudin Mehmedovic në Bosnje e Hercegovinë e akuzoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, se është faktor destabilizues në Ballkan,
“Të gjithë ujqërit politik provojnë të përfitojnë nga lëshimet dhe synimet që kanë në mendje, së pari mendoj në Serbinë dhe presidentin e saj, që është faktor destabilizimi i të gjithë Ballkanit” tha Mehmedovic për rrjetin televiziv N1.
Mehmedovic këtë qëndrim e paraqiti, siç tha, në bazë të asaj që ka ndodhur në marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës, Serbisë e Malit të Zi, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe Serbisë e Bosnje Hercegovinës. Ai shtoi se në oscilimet politike në Ballkan shpesh ndodhin rezonanca politike që më shumë godasin BeH, pasi është terren i përshtatshëm për testimin e projekteve të ndryshme politike që destabilizojnë gjithë rajonin.
Mehmedovic shtoi se qytetarët e BeH nuk duhet të tremben se do të nisë luftë e re në Bosnje e Hercegovinë, pasi kjo është “vetëm edhe një provë e radhës shtesë që të destabilizohet BeH”.
Ai shtoi se përfaqësuesit e Republikës Serbe në BeH tani po i bëjnë shantazh institucionet e Bosnje e Hercegovinës e tha se kjo nuk do të mund të vazhdoj kështu.
“Ose do të pajtohemi rreth rrugës euroatlantike ose do të funksionojmë ndryshe” tha ai.
