Thirrja e Metës “për të përmbysur” qeverinë, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Thirrja e presidentit Ilir Meta për popullin shqiptar që të “përmbysë qeverinë”, e cila sipsa tij ka bërë grusht shteti dhe ka kapur institucionet, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Gazetat si “NY Times”, “The Independent”, apo agjencia e lajmeve “Russia Today” kanë raportuar për thirrjen e kreut shqiptar të shtetit, i cili kërkon ndihmë nga populli për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve.
“Nga data 2 mars do firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar në bulevardin do të lidhim një besëlidhje. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Meta në konferencë për shtyp ditën e sotme.


