Shqiptarët i marrin “shpirtin” sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, se lënë as të ushqehet: Të gjithë në garë për ta takuar

Udhëheqësit kryesorë të politikës shqiptare ndodhen në Washington për takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, e padyshim më kryesori ndër ta sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë kryer “misionin” për të takuar zyrtarin e lartë amerikan. Duke lënë pas “mëritë” e së kaluarës, sidomos të presidentit Meta, që është treguar më shumë se i ashpër me faktorin ndërkombëtar, përfshirë pa dyshim edhe atë amerikan, një foto me Pompeon “shuan gjakrat” e dikurshëm.

Madje ia kane marre “shpirtin”, duke mos e lene as qe te ushqehet, teksa me radhe, presidenti Meta dhe me pas ish kryeministri i Kosoves Haradinaj kane shkuar dhe i jane ulur afer.

Askush nuk mund të flasë për gjendjen emocionale të Ilir Metës në momentin e takimit me Pompeo, kur jo shumë muaj më parë, Matthew Palmer ishte shënjestra e tij.

Të qeshur dhe të lirshëm kreret e politikës shqiptarë nxituan dhe u vunë në radhë jo vetëm për një takim, por edhe për ta publikuar foton e shprepur me po aq nxitim në faqet e tyre zyrtare në facebook.

Dhe po me shpejtësinë e dritës autorizuan zyrat e tyre të shtypit t’ia përcjellin medias ende pa u dalë “ngazëllimi” për suksesin e arritur. Dhe e shesin një takim të tillë me aq shumë rëndësi, a thua se do të jetë “karta” e së ardhmes politike.

Vetëm me pak njohuri diplomatike është lehtësisht e kuptueshme se takime të tilla, e mbi të gjithë fotot me personalitete të Departamentit Amerikan të Shtetit janë për kortezi dhe nuk shprehin në asnjë rast përkrahje politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT