Rama nuk heq dorë nga minishengeni

Gjatë një takimi në Londër në kuadër të “Samitit të BERZH” që u zhvillua në Londër, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, dukshëm gjatë fjalës së tij vazhdonte të mbronte tezën e kahershme për minishengenin ballkanik.

Tek fliste për projektet e 2020-s për Shqipërinë ai listoi disa vepra të rëndësishme, por ndër të tjera vlerësoi edhe projektin e minishengenit ballkanik. Ai tha se ky projet ka qetësuar gjakrat mes popujve dhe do t’i japë një zhvillim të madh vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Madje diskutimi mbi projektin e “minishengenit ballkanik” ishte tema që mori më shumë kohë nga biseda me kontekst zhvillimin ekonomik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT