Rama ilustron KÇK-në me gjyqtaren Hoxha: Pa tru, pa sy, pa veshë, vetëm me xhep, ka sjellë lirime monstrash

Nga reparti RENEA, kryeministri Edi Rama “bëri shembull” anëtarët e sistemit të drejtësisë, të cilët shkelin ligjin.

Ai foli për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila liroi nga burgu kreun e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

“Rasti më i fundit ishte ai i një gjykatëse pa tru, pa sy, pa veshë, pa zemër. Por vetëm me xhep. Që ka sjellë lirime monstrash. Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm e do duhet të vuajmë akoma. Pasi ka gjykatës dhe prokurorë që e dinë shumë mirë se s’kanë për ta kaluar vettingun dhe jetojnë nën togën e zezë si të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë me moton; “kap ça të kapësh”, tha Rama ndër të tjera”, u shpreh  Rama.

Termin KÇK kryeministri e hodhi fillimisht në publik për rastin e një prokurori në Durrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT