Qeverinë e drejton Albin Kurti, por Haradinaj vazhdon si ‘kryeministër’ në SHBA

Ramush Haradinaj mungoi në dorëzimin e detyrës së kryeministrit, pasi gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse në krye të qeverisë është zgjedhur Albin Kurti, Haradinaj po zhvillon një vizitë në SHBA, të cilën e nisi në pozitat e kryeministrit.

“Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”, shprehet Haradinaj që përfaqësoi Kosovën si kryeministër, pavarësisht se kjo detyrë tashmë i ka kaluar dhe zyrtarisht Albin Kurtit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT