Presidenca ‘nuk merr leje’, Meta ia bën fakt të kryer policisë: Merrni masa për 2 marsin, qytetarët të vijnë me flamuj dhe mimoza

Presidenca e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar policinë në lidhje me manifestimin e datës 2 mars.
Ndryshe nga kërkesat që dërgohen në Policinë e Shtetit, për marrje leje për organizim protestash, presidenti Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ka vendosur të dërgojë një njoftim për drejtorin e Policisë Ardi Veliu, duke ia bërë fakt të kryer se me 2 mars do të ketë manifestim popullor.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se më datë 2 mars, qytetarët do të jenë me mimoza dhe me flamuj kombëtar.
Presidenti Ilir Meta shprehet gjithashtu se efektivët e policisë nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim.