“Për inat të vjehrrës u palluan me mullixhiun”, Rama ‘lëshon’ gojën për opozitarët: Bëjnë siç do Rusia pa ua kërkuar

Në një prononcim për ‘Real Story”, Rama përdori shprehjen shqiptare ‘për inat të vjehrrës fle me mullixhiun’ në një version më banal, duke u shprehur se opozita ka bërë siç ka dashur Rusia pa ia kërkuar askush këtë, sipas tij.

Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil.

S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që “Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun”. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë. I kemi……Nëse do i përkisja këtij konspiracioni rus, ata e bëjnë mirë punën tonë. Se përjashtoj (që ka ndikim rus), por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë,”– tha Rama ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT