10 Fotografitë që tregojnë rrugëtimin e Kurtit

Albin Kurti nuk do të jetë më opozitari i përhershëm. Nuk do të jetë më ai qe vetëm kritikon, por tash ai do të kritikohet. Pritjet për të janë të mëdha, sepse vetë i ka ndërtuar.
Për 20 vjet, lidëri i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë opozitar. Shumë gjëra që ka kundërshtuar megjithatë nuk ia ka arritur t’i ndal.
E nisi si student, në protestat e vitit 1997, duke qenë si një nga organizatorët.
Më pas u burgos politikisht në burgun e Pozharecit në Serbi. U liria pas lufte dhe nisi një organizatë joqeveritare.

Edhe pas shpalljes së pavarësisë ai vazhdoi protetsat, kundër misioneve ndërkombetare, kundër politikave qeverisese në raport me Serbinë e deri të ato kur filloi dialogu për normalizim.
Gaz lotsjellës, koktej molotovi u panë brenda dhe jashtë Kuvendit.
Në vitin 2017, Qeveria Mustafa ra e erdhi ajo e Haradinajt me PDK-në. Demarkacioni kaloi. Nga këtu, gradualisht filloi një alenacë me LDK-në.
Kjo ndodhi pasi partia e tij u nda në dysh. Mospajtimet thuhen ishin për shkak të ideve të tij.
Shumë premtime të dhëna ka shkelur në start. Ministritë, Listën Serbe, takimet me zyrtarë serbë, flamuri, ambaadorët, etj, etj.
Një ndryshim i madh ka kapluar Kurtin. A do të jetë ndryshe Kurti edhe si Kryeministër?



