Skenderbeu sot në metropolet botërore

-Busti i Skenderbeut sot gjendet ne qendrat me kryesore boterore sic jane : Gjeneva , Londra , New York , Romë , Bruksel , Budapest , Melburn …

Busti i Skenderbeut ne Gjeneve

Statuja e Skenderbeut ne Paris

Busti i Skënderbeut në Spanjë

Në historinë e Katalonjës përmendet Skënderbeu i lidhur me mbretin Alfons në vitin 1453. Në Barcelonë kemi ngritur degën e shoqatës “Solidest”, e cila ndjek çështjen e realizimit të projektit në Barcelonë e në pamundësi të tij, atë të statujës së Nënë Terezës aty.

Statuja e Skënderbeut në Melburn të Australisë
Prej vitesh jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në qytete të ndryshme të Australisë dhe kemi gjetur bashkëpunimin e tyre në realizimin e ngritjes së bustit të Skënderbeut në Melburn. Na kanë ndihmuar sidomos për këtë zoti Cezar Jakupi, kryetari i një shoqate të rëndësishme të Australisë dhe zoti Rauf Soulio, konsull nderi i Shqipërisë në Australi. Projekti ka gjetur mbështetjen e delegacionit të veteranëve të luftës të Australisë, që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve, që u bë në Johannesburg në vitin 2003.

Busti i Skënderbeut në Buenos Aires
Kemi kërkuar që edhe në Buenos Aires të ketë një shesh me emrin e Skënderbeut dhe na është premtuar nga pala vendase, që me reciprocitet emërimin e një prej rrugëve të Tiranës “San Martin”, hero i pavarësisë argjentinase, kjo çështje është e mbyllur. Tirana ka emëruar tashmë një nga sheshet e veta në afërsi të Kopshtit Botanik me emrin e heroit të pavarësisë së Argjentinës, “San Martin”, tani “topi” mbetet në palën tjetër.

Statuja e Skënderbeut ne Michigan

Back to top button
LAJMET E FUNDIT