Sali Berisha: Kam vetëm 125 metër katror apartament, s’kam pasur lekë të blija një vilë apo shtëpi tjetër (VIDEO)

Sali Berisha thotë se apartamenti ku ai jeton është vetëm 125 metra katror.
Berisha shprehet se atë apartament e ka që nga koha e diktaturës dhe ka mundur të shtojë me lekët e rrogës vetëm 20-30 metra katrorë.
“Ky që po flet para teje në mënyrë absolute ka mbi sipërfaqe të kësaj toke 125 metër katror apartament.
Kam pasur në kohën e diktuarës një apartament 87, apo 90 metra katror apartament.
Kam arritur të shtoj me rrogën time këto 20-30 metër.
As mund të bëja vilë dhe as mund të blija apartament tjetër pa marrë kredi”, tha Berisha për Artur Zhejin, në një emision të pak kohëve më parë.