PD: Bashkia Tiranë, 19 mijë euro në muaj për bileta avioni

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se në një vit të vetëm harxhon më shumë para për bileta udhëtimesh sesa për njerëzit në nevojë, apo për të rinjtë.

“Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019! Rreth 19 mijë euro çdo muaj shpenzime! Ja ku kanë shkuar paratë tona për 2019, tek udhëtimet e Veliajt dhe të tijëve nepër botë, pa llogaritur këtu faturat nga 900 euro nata që ja u paguajne oligarkët që marrin tenderat në bashki”, deklaron zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Duke publikuar shifrat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, Zhupa thotë se shuma në fjalë tejkalon fondet e parashikuara për projektet për rininë, gratë dhe për sëmundjet dhe paaftësinë.

“Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine ne 2020- vetem 150 milion lek. Me shume para sesa parashikohen për projektet per grate ne 2020-vetem 100 milion lek. Me shume para sesa parashikohen per qytetaret me semundje apo paaftesi- vetem 156 milion leke!”, vijon zëdhënësja e PD.

Zëdhënësja e Selisë Blu akuzon kryebashkiakun për mashtrim të opinionit publik.

“Veliaj, që del cdo dite ne tv sikur është në Tiranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikes që është institucioni që duhet të na përfaqësojë jashtë vendit!”, thotë ajo.

Zhupa mbyll reagimin duke ironizuar se udhëtimet e shpeshta të Bashkisë së Tiranës nuk kanë sjellë asnjë financim në kryeqytet, por vetëm çmime imagjinare.

“Po a ju kemi parë hajrin ketu udhëtimeve? A kemi marr fonde, financime për Tiranen? A ka donacione apo ekspertize për Tiranen? Asgjë nga keto, ne kemi parë vetem çmime imagjinare nëpër botë dhe që shoqërohen vetëm me buzëqeshje video selfie që bën kryetari i emëruar i Bashkisë Tiranë”, deklaron zëdhënësja e PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT