Komisioni Evropian jep një porosi të qartë për Serbinë: Mizoria e kryer në Reçak nuk mund të mohohet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero në 21 vjetorin e ngjares në Reçak ka thënë se c është shumë mirë e dokumentuar dhe nuk mund të mohohet,

Pisonero përmes profilit të saj në Twitter ka shkruar se mohimi dhe tentimi për të ndryshuar faktet janë të kundërtua me vlerat e Bashkimit Evropian.

“Çfarë ka ndodhur në Reçak dhe mizoritë që janë kryer atje në Janar 1999 janë mirë të dokumentuara. Mohimi dhe revizionizmi janë të kundërta me vlerat e Bashkimit Evropiand dhe projektin për integrim të Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i sinqertë dhe i mirëfilltë i të kaluarës është i nevojshëm ndaj respektit për viktimat”, ka shkruar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Sot kur po përkujtohet 21 vjetori i ngjares më të keqe në Reqal, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e kishte quajtur trillim dhe ngjarje e fabrikuar nga ambasadori i OSBE-së William Walker.

Walker i cili në janar të vitit 1999 kishte shkuar personalisht në Reçak për të parë nga afër.Sot kur po përkujtohet 21 vjetori i Masakrës së Reçakut, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e kishte quajtur trillim dhe ngjarje e fabrikuar nga ambasadori i OSBE-së William Walker.

Walker i cili në janar të vitit 1999 kishte shkuar personalisht në Reçak për të parë nga afër masakrën e kryer nga forcat serbe e kishte quajtuar krim kundër njerëzimit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT