Gjuriç në veri të Mitrovicës, qytetarët e Gjakovës protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç në prag të Krishtlindjes ortodokse do të vizitojë sot në Mitrovicën e Veriut.

Mësohet se Gjuriç do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri, ceremoni që është parashikuar që të mbahet në orën 16:00.

Ndërkohë, në kuadër të festimeve për këtë ditë, paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë. Mediat kosovare raportojnë se qytetarët e Gjakovës do të mblidhen përpara Kishës Ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë, me arsyetimin se kanë kryer krime në këtë komunë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT