“E vështirë të bësh sport në Shqipëri”
FLET ATLETI IZMIR SMAJLAJ

Tre vite më parë mori medalje ari në mes të Beogradit. Por Izmir Smajlaj vazhdon të ngrejë lart flamurin kuqezi, pavarësisht kushteve të vështira në Shqipëri.
Atleti i kërcimit së gjati zuri vendin e parë me 7.90 metra dhe çmimin si sportisti më i mirë i turneut të atletikës që u zhvillua në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

Ai është i lumtur për këtë sukses, por objektivi më i madh është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe Kampionatin Evropian të Atletikës.
“Kemi bërë një punë të paparë me trajnerin, të cilin e falënderoj shumë, po edhe njerëzit duhet të mirëkuptojnë se ne Shqipëri është e vështirë të bësh sport.
Sidomos për garën time, që duhen shumë kushte. Qëllimi im për këtë vit është Olimpiada dhe Kampionati Europian. Për sa i përket mitingjeve është ai i Bogradit, ku kam dëshirë që të rikthej emocionet, kur kam dalë kampion Europe në atë pistë”, – u shpreh Izmir Smajlaj për RTSH Sport.