Zgjidhja që vjen nga Rusia/ Serbia të veprojë me Kosovën si Kina me Tajvanin!

Sergey Baburin, kryetar i Unionit Kombëtar rus ka treguar arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do t’i ndalte armiqtë e Serbisë.

“Nuk fiton më i forti, por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, kjo nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja në Vojvodinë apo në Sanxhak, sepse askush nuk ka nevojë për një paqe të vendosur në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt”, theksoi Baburin.

I pyetur nga “Today’s Politcs”, se cila është zgjidhja më e mirë që Serbia duhet të bëjë për Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës, e cila u nda nga Tajvani në vitin 1949 dhe nga shumë shtete të tjera iu kërkua Kinës që ta pranonte, por asnjë udhëheqës nuk iu bind thirrjeve dhe nuk e pranoi pavarësinë e Tajvanit.

Ishulli është sot një vend demokratik që vetëqeveriset dhe ka vepruar si komb i pavarur që prej viteve ‘50, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mposht nga forcat komuniste dhe u largua nga vendi. Por Kina e quan provincën e vet, dhe për shkak të presionit të saj, përdoret shpesh termi “Tajvani i Kinës” , ose “Tajpei kinez”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT