Tërmeti nxjerr njerëzit në rrugë, sizmologu: Nuk ka asnjë efekt, është normale

Dridhjet e tërmetit pasditen e sotme kanë rikthyer frikën te qytetarët në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë.

Sipas raportimeve, magnituda e tërmetit ishte 4.3 të shkallës Rihter.

Në Tiranë, një pjesë e qytetarëve kanë ndaluar makinat në rrugë dhe shumë të tjerë kanë dale nga banesat.

Sizmologu Rrapo Ormeni, në lidhje direkte qetësoi qytetarët, duke u shprehur se nuk ka vend për panik dhe frikë.

“Nuk ka asnjë efekt, janë gjëra normale, pasgoditje pas lëkundjes”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT