Spitali i Shkodrës s’ka mjekë, anulon operacionet deri më 6 janar 2020

Spitali rajonal i Shkodrës ka anuluar ndërhyrjet kirurgjikale deri më 6 janar 2020.
Shkak bëhet mungesa e mjekëve dhe nevoja për mirëmenaxhim të situatës si pasojë e urgjencave që vijnë në ditët festive.
“Ju njoftojmë se për arsye të mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për peridhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim-vitit 2020 lind nevoja të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për peridhën 30 dhjetor 2019 dhe deri në 06 janar 2020”, shkruhet në dokumentin, i cili i është drejtuar Gëzim Galiqit, shef i Shërbimit të Kirurgjisë dhe Senad Hallunit, Shef i Shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë.
Ndërhyrjet do të realizohen me një planifikim të dytë pas javës së parë të Vitit të Ri.

j.l./ dita