“Si mund të ndihmoni? Duke ngrënë drekë në një restorant”. Për Veliajn gjendja emergjente mbaroi

Për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj gjendja emergjente ka mbaruar.
Ai sot tregoi se si i këshilloi një grup të rinjsh që kishin ardhur me NATO-n në vend për të ndihmuar, se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke shijuar ata një drekë në një restorant në Tiranë.
“Takova një grup të rinjsh që kishin ardhur për shoqatën e NATO-s nga disa vende dhe një prej tyre më thoshte. Kryetar tani po bëhen dy javë që ka rënë tërmeti. Çfarë mund të bëjmë ne që të ndihmojmë? I thashë hani drekë në një restorant në Tiranë, blini një suvenir, shkoni bëni shopping. Nëse njerëzit ndrydhen , nëqoftëse nuk konsumojnë, nëqoftëse nuk shpenzojnë, nëse nuk dalin nga shtëpia, nëse nuk punojnë kafenetë e Tiranës, nëse nuk ka xhiro nëpër dyqane, atëherë ne shkojmë në një situatë ku tërmeti real është ai që na ndodh fillimisht në kokë e më pas në ekonomi. Kjo s’duhet të na ndodhë. Më mori dje një biznesmen më tha: Kam 1 mijë xhinse. I thash “lali s’kemi nevojë për xhinse, kemi nevojë që ti të punësosh çuna dhe goca të rinj. Po bëre këtë, është akti më I madh patriotik që ti mund të bësh për ekonominë shqiptare pas tërmeti. Ndaj për të gjithë sipërmarrësit që duan të bëjnë diçka për tërmetin, është që kriza emergjente mbaroi por nëse doni të bëni diçka hapni vende pune, punësoni çuna dhe goca që kanë nevojë që duke qenë në punë të mendojmë më pak për tërmetin dhe të mendojnë më shumë për shoqërinë dhe familjen e tyre”, theksoi Veliaj.