Një video dhe disa foto shokuese nga pallati që “fundos Gjushin”

Specialisti i ndertimit Arben Meçe ka dhene alarmin per nje pallat shumekatesh ne Durrës.
“Ky eshte pallati 12 katesh me 285 hyrje ne lagjen nr. 17. Ai eshte ne gjendje te rende. Strukturat shtetërore duhet te paraqiten menjehere ketu. Eshte i vetmi pallat qe kam pare deri tani ne Durres, qe ka demtime në strukture dhe berthame”,– tha Meçe.
Specialisti Meçe eshte thirrur nga vete banoret e pallatit, te cilet donin te dinin me shume per fatin e nderteses ku banojne.
Prej ditesh ata e kane braktisur ate, pasi pallati shumekatesh ka pesuar demtime te renda.
Godina shumekateshe prej ditesh eshte e rrethuar nga shiritat bllokues, qe i paralajmerojne qytetaret se duhet te qendrojne larg tij, pasi ndertesa ka pesuar demtime te renda.
Leja e ndërtimit të këtij pallati dhënë nga Dako vitet e fundit ka qenë ndër më të diskutuarat për shkak të akuzave për shkelje.
Ndërkohë është kritikuar nxitimi për të prishur disa pallate që duhen përfshirë në hetime, të cilat prekin sidomos Bashkinë e Durrësit dhe lejet abuzive si dhe mungesën e kontrollit apo shtesat dhe daljet nga projektet kundrejt ryshfeteve dhe përqindjeve.
Disa nga këto leje “fundosin Gjushin” nëse hetohet seriozisht – shkruajnë mediat lokale në Durrës.
Prokuroria ndërkohë duket e ngadaltë për të vepruar.
Ndërsa gazetarët dhe ekspertët janë nën presion dhe paralajmërime për të mos folur “sepse përhapet panik” dhe sepse “ka prioritete të tjera”.
Më poshtë foto nga një prej apartamenteve brenda pallatit për të cilin po flet Arben Meçaj, dërguar në Dita nga një prej banorëve:







