Meta dekreton ligjin, nga Janari ulen çmimet e pronave

Presidenti Meta ka dekretuar ligjin e për ndryshimin e taksës së rivlerësimi ttë pasurisë së paluajtshme.

Me këtë ligj, i cili skadon në 31 Gusht 2019, të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme kanë mundësinë që të rivlerësojnë pronat e tyre nga 15% në 3%.

Kjo pritet të sjellë si ulje të çmimit të apartamenteve të rinj, të pavlerësuar më parë, por edhe çlirimin e legalizimit të shumë pallatave, pronarët e të cilëve nuk i legalizonin për shkak të taksës së madhe për t’u paguar,

Dekreti i plotë
Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 90/2019

D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Nr. Dekretit 11396
Tiranë, më 27.12.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Back to top button
LAJMET E FUNDIT