“Llogari për çdo qindarkë, barra e tërmetit do t’u bjerë taksapaguesve”

Ish-ministri i financave Arben Malaj thotë se barra e rindërtimit të bendit do ti mbetet taksapaguesve shqiptarë dhe bën thirrje që përdorimi i çdo qindarke të bëhet me përgjegjësi dhe efikasitet maksimal.
“Kostoja me madhe qe rrit ne nivele kritike kostot sociale, ekonomike dhe financiare, eshte kostoja e frikes. Reduktimi i kostove per individet, familjet dhe buxhetin fillon nga rikthimi ne normalitet, duke ju kthyer punes, konsumit dhe investimeve.
E para – Qeveria duhet te prezantoj sa me pare nje kosto totale te perafert, kjo redukton panikun dhe pasigurine per barren financiare nga termetet, sidomos tek individit.
E dyta- fatkeqesisht edhe barra financiare me e madhe per te perballuar keto kostot financiare si ne cdo vend tjeter do te i mbetet taksapaguesve shqiptare.
E treta – pikerisht per kete, kalkulimi, preventivimi dhe perdorimi I cdo qindarke ne cdo faze te eleminimit te demeve dhe kostove te rindertimit te behet me pergjegjesi dhe efikasitet maksimal” – shkruan Malaj në profilin e tij në FB.